Mbyllet afati ligjor, 25 subjekte politike (20 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat) dorëzojnë listat për deputetë në KQZ

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 00:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mesnatë është përmbyllur zyrtarisht afati për dorëzimin e listave për kandidatë për deputetë, raporton Ekonomia Online.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, listat për certifikim i kanë dorëzuar 25 subjekte politike, nga të cilat 20 parti, 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur.

“Është përmbyllur afati për dorëzimin e listës gjatë këtij afati kanë dorëzuar listën për certifikim 25 subjekte politike: 20 parti politike dhe 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur”.

“Vendimmarrja për certifikim do të bëhet deri më 10 shtator. Deri kur të certifikohen partitë nuk do të publikohen listat”, tha Elezi.

Sidoqoftë, shumica e partive veçse i kanë publikuar listat, me përjashtim të PDK-së.

Të ngjashme