Mbyllet një fabrikë në Gjakovë, 17 punëtore alivanosen nga temperaturat e larta

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor kanë mbyllur dje një fabrikë në Gjakovë pasi 17 punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të alivanosjes nga temperaturat e larta.

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar menaxheri i fabrikës.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë 26.06.2021 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra kosovare të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur. Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme