Mbyllja e shkollave në Kamenicë – eskalon protesta, intervenon Policia (Video)

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kamenicasit nuk duan reformë në arsim, e cila sipas tyre po ua mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre.

Qindra nxënës dhe prindër kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit për të kundërshtuar reformën në arsim.

Policia intervenoi, duke arrestuar një person, por që më vonë grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë, e cila është detyruar më pas të lironte protestuesin.

Reforma në arsim është iniciuar nga Drejtoria komunale e Arsimit.

Mbyllja e shkollave ngritë tensione në Kamenicë, ndërhyn policia (Video)

Mbyllja e shkollave ngritë tensione në Kamenicë, ndërhyn policia (Video)

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 5. Oktober 2020

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme