McCain: Falë Nënës Terezë u bëmë me vajzë

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 15:53 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Senatori amerikan, John McCain, fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e ka nisur me një histori personale që familja e tij ka pasur me humanisten shqiptare Nënë Tereza.

Ai tha se vajzën e tij Bridget e kanë adoptuar falë një takimi që gruaja e tij, Cindy, kishte pasur me Nënën Terezë, gjatë një vizite në vitin 1991 në një jetimore në Bangladesh, raporton Ekonomia Online.

McCain tha se sot dëshiron të ndajë një tregim personal të familjes së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke qenë i vetëdijshëm për figurën e madhe të Nënës Terezë të kohës sonë dhe të të gjitha kohërave, kauza e së cilës ka filluar këtu në Kosovë.

“Para 24 vjetësh, gruaja ime ishte në Bangladesh dhe po vizitonte jetimoren e Nënës Terezë. Vetë Nëna Terezë erdhi në takim me dy foshnje në duar dhe tha: ‘Duhet t’i merrni këto dy foshnje me vete ose do të vdesin’. Gruaja ime i mori të dyja foshnjat që kishin sëmundje vdekjeprurëse. Njëra prej tyre është bija ime Bridget, që e duam shumë, ndërsa tjetrën e ka adoptuar një qift tjetër”, ka rrëfyer ai.

“Falënderojmë Nënën Terezë që na e ka begatuar jetën tonë”, ka thënë McCain në fjalimin e tij para deputetëve në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme