MD do të shpërblejë “Shkrimin/emisionin më të mirë për diasporën”

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 15:19 | Nga

Ministria e Diasporës, në bazë të planit të veprimit për vitin 2017, do ta ndajë çmimin tashmë tradicional për shkrimin, përkatësisht kronikën ose reportazhin më të mirë televiziv për diasporën.

Dhënia e këtij çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Shkrimet, përkatësisht kronikat ose emisionet televizive dhe ato në radio duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, kulturë, ekonomi apo sociale.

Ministria e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bëhen pjesë e këtij konkursi.

Konkursin mund ta gjeni në uebfaqen e Ministrisë së Diasporës:http://med.rks-gov.net/

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 qershor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme