Ministria e Diasporës organizon koncert madhështor për diasporën

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të organizojë koncert festiv për mërgimtarët.

Koncerti mbahet me 1 gusht në Prishtinë me fillim nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në koncert do të përformojnë artistë të njohur të skenës muzikore.

Shkumbin Ismaili, Naim Abazi, Shyhrete Behluli, Albina Kelmendi, Engjellusha Salihu do jenë vetëm disa nga artistët që do të paraqiten në këtë koncert.

MDIS-i fton të gjithë qytetarët, posaçërisht ata nga diaspora, që t’i bashkohen festës në kryeqytet.

Të ngjashme