Më 10 prill në Bllacë përurohet monumenti “Muri i Kujtimit” dhe Parku “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Në kujtim të qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar gjatë luftës në Kosovë në Qendrën Përkujtimore “Bllacë 1999” në Bllacë të Hanit të Elezit më 10 prill 2021 do të përurohet monumenti “Muri i Kujtimit” dhe Parku “Hasan Prishtina”.

Manifestimi për përurimin e monumentit dhe parkut në Qendrën Përkujtimore “Bllacë 1999” bëhet në kujtim të qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbe gjatë marsit, prillit dhe majit të vitit 1999, do të organizohet nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta në Prishtinë dhe nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në zonën ndërkufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, në Bllacë, në pjesën kosovare, më 10 prill 2019 u inaugurua Qendra Përkujtimore e Eksodit “Bllacë 1999”, me ç’rast u promovua edhe treni me mbishkrimin “Përjetësisht në memorjen shqiptare”, që është simbol tragjedisë së shqiptarëve të Kosovës, të cilët të përndjekur nga forcat serbe me atë tren arritën në kufirin e Bllacës.

Të ngjashme