Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në njoftim bëhet e ditur se seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30.

Aktakuza ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim.

Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Të ngjashme