Më 16 shkurt 2019 bëhet shitja e veturave të UNHCR-së nëpërmjet ankandit publik

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë shpall qëllimin e saj për shitjen e aseteve të mëposhtme nëpërmjet ankandit publik:

Vetura të përdorura: Volkswagen Polo, Toyota (RAV4, Avensis), Honda CR-V, Peugeot (308, 508), Dacia Duster, Ford C-Max, etj.

Shitja e veturave të cekura më lartë është subjekt i Kushteve për pjesëmarrje të cilat mund të merren në lokacionin e cekur më poshtë.

Secila veturë do t’i shitet ofertuesit më të lartë sipas parimit “ashtu si është – aty ku është“.

Pjesëmarrja në ankandin publik është subjekt i pagesës së Tarifës/Depozitit për Regjistrim në vlerë prej 500 euro. Kjo tarifë është e kthyeshme për pjesëmarrësit të cilët nuk shpallen fitues.

Ofertuesit të cilët shpallen fitues duhet të kryejnë pagesën totale në afat prej tre ditësh pune nga data e ankandit publik.

Shitja e veturave është subjekt i “Çmimit Rezervë”. UNHCR rezervon të drejtën të mos shpallë shitjen e veturës në rast se nuk arrihet ky Çmim Rezervë gjatë ofertimit.

Ankandi publik do të mbahet të shtunën, 16 shkurt 2019 duke filluar nga ora 11:00 në këtë adresë: Shtëpia e Ankandeve Kosova, Ndërtesa Iliria, Prishtinë-Graçanicë, Veternik, Prishtinë, 10060, Kosovë.

Shikimi i veturave si dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në ankand publik do të bëhet në lokacionin e lartpërmendur duke filluar nga 6 shkurti 2019 nga ora 10:00 deri në 15:00 deri në ditën e ankandit publik.

Kontakti: Shtëpia e Ankandeve Kosova, +38345600050.

Pjesëmarrja në ankandin publik iu lejohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar të cilët e paguajnë Tarifën/Depozitin e Regjistrimit, përpos stafit të UNHCR-së dhe anëtarëve të tyre të familjes të cilët nuk lejohen që të marrin pjesë në këtë ankand në cilësinë e ofertuesve.

 Për me tepër detaje klikoni KËTU. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme