Më 24 nëntor bëhet përurimi i shtëpive të ndërtuara në Thumanë, mundësuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur përurimi i shtëpive të ndërtuar në Thumanë pas tërmetit do të bëhet më 24 nëntor.

Ndërtimi i këtyre shtëpive është mundësuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka shtuar se ndërtimi i shtëpive ka përfunduar dhe janë duke u marrë me punimet e tjera.

Postimi i plotë:

Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. 

Jemi pranë fundit! 

Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj.

Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. 

Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme