Më 30 mars hapen të gjitha pikat e arkëtimit të KRU “Prishtina”

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kompania e ujësjellësit KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për medie ka bërë  të ditur se nga data 30 mars të gjitha pikatë e arkëtimit do të jenë në hapura nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit, ky vendim i bordit të ka ardhur pas hyrjes në fuqi të vendimit të ri të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë , menaxhmenti i KRU”Prishtina” mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë.

Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020 të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura, aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00.

Ky vendim vlen për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.

Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme