Më 31 Gusht mbahet mini-maratona në mbrojte të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se më 31 gusht, do të organizohet Mini Maratonë me moton “Vrapojmë për dije”, si shenjë soladirizimi me gratë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas lidhur me sulmet e fundit ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kohëve të fundit në Kosovë janë shënuar disa sulme në përfaqësues të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Një djalë 12 vjeqar është dhunuar dhe vrarë. Një grua u rrah brutalisht në dy qendra të Kosovës, ndërsa ditë më parë u shënua edhe tentim dhunimi i 11 vjeçarit rom në mes të ditës në Prizren.

Fëmijët Rom, Ashkali dhe Egjiptas janë fëmijët e Kosovës dhe sikur çdo fëmijë, kanë të drejtën në jetë të sigurtë, në shkollim të mirëfilltë dhe në integrim pa paragjykim në shoqëri. 
Në cilësinë e deputetes në mandatin që sapo përfundoi, bashkë me disa kolegë tjerë deputetë ishim në grupin e miqve të Organizatës “Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianeve”.

Kjo organizatë është duke organizuar një Mini Maratonë me datën 31 Gusht në Prishtinë me slloganin: “Vrapojmë për Dije”.

Mini maratona ka për qëllim që të gjitha fondet e mbledhura nga organizimi dhe shitja e numrave të dedikohen për edukim të fëmijeve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. 
Një numër i blerë kushton vetëm 5 euro. 
Numrat mund të blehen në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, ndërsa minimaratona mbahet të Shtunën me 31 Gusht, me fillim në ora 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Vrapo e mos vajto!

#Vorae

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme