Me festë, muzikë e fishekzjarre Prishtina shënon ndërrimin e moteve

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 00:22 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me festë dhe fishekzjarre Prishtina shënoi ndërrimin e moteve nën ritmin e artistëve vendas. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti, për të pritur vitin e ri 2019, raporton Ekonomia Online.

Flaka Kerlani, Ledri Vula, Lumi B, janë ata që ngrohën skenën për qytetarët e shumtë që pritën vitin 2019-të mes Prishtinës.

Qytetarë kanë thënë se janë të kënaqur me vitin që sapo kaloi, për të cilin nuk lanë pa përmendur krijimin e ushtrisë si gjë e mirë, ndërsa shpresojnë se viti që sapo filloi të sjellë situatë edhe më të mirë në Kosovë.

Të ngjashme