“Me Korenë Jugore do ta avancojmë partneritetin në të gjitha fushat”

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri, Ramush Haradinj është takuar me drejtorin e Institutit Demokratik, Kim Min-Seok.

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok”.

“Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people sitting, living room, table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme