Me ndezje të alarmit dhe ngritje të flamurit amerikan, kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të kujtimit të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001, Zjarrfikësit  e Kosovës, kanë pastruar pllaton në Bulevardin “Bill Clinton”, raporton Ekonomia Online.

Po, ashtu është ngritur edhe flamuri i ri i Amerikës në këtë bulevard, si dhe janë ndezur alarmet nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

Komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka foli për iniciativën që kanë marrë për të pastruar pjesën e bulevardit Bill Clinton në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

” Po nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA.  Na jemi pjesë e këtij manifestimi dhe marrim pjesë çdo vit dhe e mirëmbajmë pllakatin e këtij burri të madh Bill Clinton”.

Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka thënë se po përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit 2001, ku humben jetën shumë persona.

“Kjo ngjarje është tradicionale për ne, dhe po e përkujtojmë në bashkëpunim me policinë e Kosovës Zjarrfikëset, sepse këta kanë qenë të parët që kanë dalë në vend të ngjarjes në ShBA”.

Sipas Rexhepit, ShBA ishte ajo që na shpëtoi nga gjenocidi serb.

“Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2001, dhe ne vitin 1999 dolëm të përgjakur të dhunuar deri në momentin kur ShBA e morën në dorë çështjen tonë dhe intervenuan dhe na shpëtuan nga gjenocidi i rëndë”.

Përfaqësues i ambasadës së Kosovës, Stiven Hjuit në këtë ditë po kujtojmë humbjen e madhe të Amerikës dhe viktimave të rëna në sulmin e 11 shtatorit.

“Për mua është ndër të jem në mesin tuaj sot që të bëjmë përkujtimin sot e humbjes së madhe amerikane dhe së bashku po përkujtojmë viktimat e rëna në sulmin e 11 shtatorit. Dëshiroj të falënderoj të gjithë miqtë e Amerikës të cilët jemi këtu ne këtë ceremoni përkujtimore për të treguar mbështetjen tuaj dhe për tu solidarizuar me shtetin tim. Miqësia juaj dëshmohet me praninë tuaj këtu. Shumë shpesh flitet që 11 shtatori ka sjellë ndryshime në SHBA. Nuk ka pasur ndryshim më të madh sesa për zbatuesit e ligjit zjarrfikësit dhe policët që kanë qenë vijën e parë të reagimit”, shtoi Hjuit.

Ndërsa Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji  shprehi ngushëllimin për viktimat e rënë me 11 shtator të 2001 në SHBA.

“Në emër të Kosovës shprehim në këtë ditë dhimbjen dhe pikëllimin për njerëzit e humbur me shtetin mik ShBA. Sulmi ndaj Amerikës, ishte sulm ndaj njerëzimit dhe vetvetes dhe bota po e kupton këtë gjë. Jeta dashuria dhe paqja falja liria janë vlera universale që i përkasin gjithë botës. Prandaj sot jemi këtu për tu lutur për ata që pësuan jetën dhe familjen e tyre”, shtoi Gjergji.

E zëvendëskryeimami i Kosovës Fatmir Iljazi, tha se në emër të Bashkësisë Islame edhe një herë shprehin solidaritetin me SHBA-në  në nderim të viktimave.

“Në shenjë nderimi për të gjithë ata persona jetë njerëzish të pafajshëm që ishin viktimë e sulmeve terroriste 11 shtator 2001. Në emër të Bashkësisë Islame edhe një herë shprehim solidaritetin me ShBA-në,në nderim të viktimave dhe përçojmë mesazhin që terrorizimi nuk njeh gjuhë, fe”, shtoi Iljazi.

Të ngjashme