Me ndezjen e flakadanëve që simbolizojnë shpërndarjen e luftës, përfundon shënimi i “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 18:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve”, është përmbyllë shënimi i  “Epopesë së UÇK-së”, i cili mbahet për nder të 23-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.

Po ashtu nga nxënësit e kësja komune janë vendosur edhe lule mi varret e e të rënëve.

Në “Natën e Zjarreve kishte edhe një numë të madh të qyfterëve të cilit kishin ardhur për ta nderuar këtë ngjarje.

Fehmi Halili nga Drenasi ka thënë se qytetarët duhet të vinë çdo vit për të nderuar të rënët për liri.

Ibish Asllani nga Mitrovica për të nata e sotme ishte mjaft emocionuese pasi siç thotë ai për herë të parë po vjen.

Zen Jashari tha se ka të vrarë  gruan me tre fëmijët dhe se për çdo përvjetorë të Epopesë së UÇK-së, është i pranishëm këtu.

Avdi Jashari ka thënë se ka ardhë nga Austria vetëm që ta shikojë nga afër “Natën e Zjarreve në Prekaz.

Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa tani pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Homazhe në Prekaz janë bërë edhe nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale dhe zyrtarë të subjekteve politike.

Në shënim të Epopesë së UÇK-së janë mbajtur aktivitete të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakadanëve do të mbahet koncert në stadiumin e futbollit në Skenderaj, mirëpo për shkak të pandemisë koncerti do të mbahet pa publik.

Të ngjashme