“Më në fund”, reagimi i Lutfi Hazirit pas publikimit të dosjes për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Lutfi Haziri i LDK’së ka reaguar nëpërmjet Facebookut pas publikimit të dosjeve për vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Mediumi i Baton Haxhiut, Albanian Post, ka publikuar dosje në të cilat flitet rreth vrasjes së Xhemajl Mustafës, ish-anëtar i LDK’së.

“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike’, thotë Haziri.

“Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.  O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, shtoi ai.

Xhemail Mustafa u vra në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij. Ai u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

Gazeta Express nuk mund t’i publikojë dosjet për shkak të mundësisë së implikimit të mediumit në procese gjyqësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme