Me projektin për trajtimin ujërave, Suhareka s’ka mundësi të vërshohet

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 17:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në lagjen “Fidanishte”, në komunë e Suharekës para pak kohësh ndodhën vërshime ku u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Vetëm kjo lagje nuk ishte pjesë e vërshimeve në këtë komunë, pasoja kishin edhe pjesë të tjera të qytetit dhe në disa fshatra.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se projekti “Trajtimi i ujërave atmosferike të “Dubiqakut” ka kapur vlerën e 57 mijë eurove.

“Jemi në lagjen fidanishte ku po e shihni se punimet po vazhdojnë, këtu kanë qenë vërshimet, që e morën 50% pjesën e qytetit. Kjo punë është projekt në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, vlera e këtij projekti kap vlerën e 54 mijë eurove, pjesa e lumit është 46 mijë dhe pjesë te lagja Xhavit Syla është vlera 130 mijë”, tha Muharremaj.

Këto komente, Muharremaj i bëri gjatë vizitës që i bënë bashkë me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj, punimeve në kanalin e mbyllur “Gryka e Dubiçakut”, i rregulluar me bashkëfinancim të Qeverisë dhe  Komunës së Suharekës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se komuna e Suharekës ka punuar shumë rreth sanimit të mundësive të vërshimeve, si dhe e ka marrë seriozisht çështjen e vërshimeve.

“Ka qenë shqetësues lajmi i vërshimeve dhe dëmeve, pothuajse edhe rrezikimeve të jetërave. Jemi dëshmitarë që komuna e ka marrë seriozisht sanimin e mundësive për vërshime. Po shihet që është një punë e mirë, urime kryetar, urime qytetarëve të Suharekës”, tha Haradinaj.

Përndryshe, për këtë projekt Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro.  E sipas kryetarit të Suharekës, nga analizat parashihet që të mos ndodhin më vërshime.

“Qeveria na ka nda 1.1 milion euro për dëmet që kanë ndodhë në amvisëri. Besoj që në bazë të analizave që janë bë më kjo pjesë nuk ka mundësi me e vërshuar qytetin e Therandës”, shtoi Muharremaj, raporton EO.

Të ngjashme