Me rastin e Fitër Bajramit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së vizituan BIK-un

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 09:19 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pritjen tradicionale me rastin e festës së Fitër Bajramit, anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka uruar edhe qytetarët me rastin e kësaj feste.

Ai tha se festa vjen pas muajit të Ramazanit në të cilën qytëtarët e sprovuan veten përmes agjërimit, raporton Ekonomia Online.

“Sot po kremtojmë festën e Fitër Bajramit. Agjërimi është një lartësim shpirtëror për hirë të Zotit. Në këtë muaj besimtarët e sprovojnë veten. Besimtarët gjatë këtij muaji kanë qenë edhe zemërgjerë”, tha Veliu.

Të ngjashme