Më shumë gra me diplomë universitare në Kosovë, por dallime të mëdha në punësim

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 14:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) ka mbajtur konferencën “Zbatimi i angazhimeve institucionale për përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara”.

Folës në këtë konferencë thanë se në Kosovë ka më shumë gratë me diploma universitare sesa burra. Por shkalla e papunësisë është shumë më e theksuar te gratë; vetëm një në pesë gra të moshës së punës është aktive në tregun e punës. Madje, edhe numri grave punëkërkuese është më i vogël.

Me këtë rast u diskutua për roli i shoqërisë civile në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, sikur po konsideron dhe gratë e të rinjtë.

Kushtrim Kaloshi, drejtor i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), tha se për të drejtën e grave në qeverisje, ekonomi, të drejtë pronësore janë miratuar rreth 64 rekomandime, raporton Ekonomia Online.

“Janë miratuar rreth 64 rekomandime për të drejtën e grave në qeverisjen, ekonomi, të drejta pronësore të grave, të drejta të personave me aftësi të kufizuar, rinisë dhe komunitetit LGBT në përgjithësi. Janë bërë ndryshime rreth 20 vendimeve lokale që kanë të bëjnë më këto fusha. Janë miratuar rreth 11 akte nënligjore në nivel komunale dhe qendrore, janë angazhuar mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës në fushata sensibilizimi, edukimi ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e tyre dhe mënyrën e realizimit të atyre te drejtave në atë sistem të drejtësisë në përgjithësi”.

Ramadan Sokoli nga YIHR, me temën “Roli i teksteve shkollore”, tha se rezultatet e analizës në tekste shkollore kanë treguar se ka përmbajtje të gjuhës diskriminuese dhe është konstatuar anshmëri etnike, gjuhë e urrejtjes etnike, stigmatizim të kategorive të ndryshme.

“Ne kemi bërë një hulumtim në të cilin kemi analizuar tekstet shkollore të shkollave të mesme, të larta në Kosovë, këto tekste përfshinte lëndët biologji, sociologji edhe qytetar, histori, janë përzgjedh direkt dhe kanë qasje direkt në të drejtat e njeriut”.

“Kjo analizë ka nxjerr në pah që të gjitha tekstet shkollore të analizuara kanë përmbajtje të gjuhës diskriminuese dhe janë mbi 100 formulime të gjetura nga ana jonë. Është konstatuar se Ka një anshmëri etnike, mospërfshirje etnike dhe gjuhë të urrejtjes etnike ka përdorim të gabuar të nocionit komb, stigmatizim të formave të ndryshme të familjes shoqërore, të varfërve, komuniteteve jo heteroseksuale, të moshuarve, grave, njerëzve që jetojnë në fshat, personave me aftësi të kufizuara”.

Shpend Mustafa, nga INPO, me temën “Roli i shkollave profesionale në aspektin gjinor”, ka theksuar se MAShT-i për shkollat profesionale që t’i vë si prioritet janë vetëm fjalë.

“Nëse Ministria e Arsimit ka vendos që shkollat profesionale të jenë prioritet kjo mbetet vetëm fjalë sepse shkollat e mesme profesionale nuk mbesin prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë, përderisa kushtet në këto shkolla ende mungojnë dhe në të njëjtën kohë perspektiva pas shkollave të mesme profesionale mungon”.

“Korniza punëtore e kualifikimit krijon që shkollat e mesme profesionale pas përfundimit të tyre të njihen certifikatat e tyre por tregu i punës nuk i njeh, nuk i njeh dhe në këtë formë sidomos në ndërrimin e profilit tek gjinia femërore p.sh përfundimit të shkollave profesionale në arsimin e lartë krijon një problem të madh pasi nuk ka një ndërhyrje mes shkollave mesme të lartë dhe arsimit të lartë”.

“57% e të anketarëve mendojnë se është privilegj regjistrimi në gjimnazet e qytetit, pra është përqindje e madhe që nuk e dinë, 90,5% një mungesë e madhe e informacionit dallimin mes shkollave të mesme profesionale dhe gjimnazeve”.

Nora Latifi-Jashari, nga GAP, në fjalën e saj temën “Gjuha e konkurseve”, tha se numri i punëkërkueseve nga ana e grave është më I vogël në krahasim me burrat

Ajo tha se gratë me diplomë universitare janë në numër më të madh sesa burrat. “Shkalla e papunësisë në Kosovë sillet rreth 30%, që e bënë Kosovën ndër vendet me papunësinë më të madhe në Evropë. Papunësia është më e theksuar tek gratë dhe të rinjtë shumica e grave nuk marrin pjesë në tregun e punës apo vetëm një në pesë gra të moshës së punës është aktive në tregun e punës”.

“Gjithashtu numri i punëkërkueseve të regjistruar nëpër qendrat e regjistrimit është më i madh për burrat sesa gratë, dhe se nëse shohim tek kualifikimet që kanë shihet se gratë me diplomë universitare janë në numër më të madh sesa burrat, prapë se prapë shkalla e punësimit në Kosovë në mesin e grave në moshë të punës është sillet rreth 12-13% në krahasim me shkallën e punësimit të burrave që është rreth 46%”.

Image may contain: 1 person

Image may contain: 3 people, text

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme