Me të shtëna armësh tentuan t’i vidhnin bagëtinë, intervenon Policia

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vjedhje të bagëtive ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë meq rast Policia e Kosovës ka intervenuar menjëherë.

Sipas policisë, gjatë patrullimit nuk është hasur në ndonjë të dyshuar ndërkaq në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

“Policia  pasi ka pranuar informatën për tentim vjedhje të bagëtive, ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe sipas ankuesit kosovar, ka pasur edhe të shtëna me armë në afërsi të malit. Gjatë patrullimit, nuk është hasur ndonjë i dyshuar apo ndonjë dëshmi lidhur me rastin. Është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet për tu hetuar tutje”, thuhet mes tjerash në raportin 24 të PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme