Me teknologji kundër korrupsionit

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Kosova renditet në mesin e vendeve me shkallë të lartë të përdorimit të internetit, me 76.6 për qind, të ngjashme me të vendeve të BE-së, por është e fundit në shfrytëzimin e teknologjisë për shërbime publike e edhe më pak për qasje në të dhënat e institucioneve qendrore dhe lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria nuk ka bërë investime në shërbimet që ofrojnë transparencë. Kjo dhe përpjekja e vazhdueshme e saj për të mbajtur të fshehura dokumentet në sytë e qytetarëve dhe të monitoruesve rritin dyshimet për veprime korruptuese.

Sipas organizatës Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK ), niveli lokal ka regjistruar disa përparime, mirëpo të dhënat e ofruara janë të mangëta dhe vështirë të deshifrueshme nga ana e qytetarëve.

Ndërsa, niveli qendror, sipas kësaj organizate, vazhdon t’i mbajë të mbyllura dokumentet dhe kontratat me vlerë të mëdha financiare, shpeshherë duke u mbështetur në sekrete afariste e në mungesë të fondeve për investime kapitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme