Me vendim të Vatikanit, Ipeshkvia e Kosovës emërohet nga administratura në Ipeshkvi

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot Ipeshkvia e Kosovës do të jetë Ipeshkvi në kuptimin e plotë të fjalës, pasi ajo kishte funksionuar si administraturë. Ajo me vendim të Vatikanit do të quhet Ipeshkvia e Kosovës, Prizren-Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur delegati apostolik për Kosovë, Juliusz Janusz, në meshën solemne në Katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

“Ipeshkvia juaj ka pasur titullin e administratorit. Qysh në fillim është thënë se kjo do të ndërrojë. Prandaj kam ardhur sot me lajmin e gëzuar”.

Janusz, mas meshës tha se duhet ndjekur shembulli i Nënës Terezë në mënyrë që bota të ketë më shumë paqe.  Ai shtoi se Terezë ka mposhtur kufijtë e urrejtjes.

“Nëna Terezë ka dëshmuar  se dashuria është e vështire. Mision tim në Kosovë e konsideroj si më te bukurit dhe ndër më të suksesshmit që kam pasur. Nëna Terezë ka mposhtur kufijtë e urrejtjes”, tha ai.

Ipeshkvi Dodë Gjergji porositi të gjithë që ta ndjekin shembullin e Nënës Terezë.

“O zot  na mundëso edhe neve që përmes Nënës Terezë të jemi të mëshirshëm ndaj njerëzve”, tha ai.

Duke shtrire dorën e paqes me njëri tjetrin ka përfunduar mesha solemne e organizuar për nderë të festës së Nënës Terezë.

Të ngjashme