“Medalja e Skënderbeut” për babain e Ilir Konushevcit

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 09:49 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skënderbeut”, Halit Konushevcin, babanë e heroit të kombit, Ilir Konushevci.

Ky nderim u bë në 20-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit.

“Bacën Halit, e nderova me ‘Medaljen e Skënderbeut’ në kujtim të djalit të tij, të djalit të Kosovës Ilir Konushevci në 20 vjetorin e rënies. Iliri është me ne sepse jetësoi lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut.

Ai ishte vrarë në një pritë më 9 maj 1998, së bashku me mjekun nga Tropoja, Hazir Mala.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme