Mediat e Serbisë propagandojnë: Shqiptarët po planifikojnë trazira për festën e Bozhiqit

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Mediat e Serbisë propagandojnë mbrapsht: Shqiptarët po planifikojnë trazira për festën e Bozhiqit

Mediet në Serbi po vazhdojnë të propagandojnë kundër Kosovës. sipas tyre, shqiptarët po përgatisin trazira për festat e fundvitit.

Në shkrimin e alo.rs, ku Kosova cilësohet si Kosovë dhe Metohi, thuhet se protestat që do fillojnë dhe do të kërkohet edhe drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së.

Madje, frika e serbëve është që grupet islamike që janë organizatorë të këtyre protestave, do t’i sulmojnë institucionet serbe dhe vet popullin serb.

Sipas medies në fjalë, Vetëvendosja nuk është e interesuar që Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Rexhepi të dalin me të vërtetë nga burgu, por ata e njohën momentin politik për të mbështetur protestat dhe kështu forcuan ndikimin e tyre midis ekstremistëve shqiptarë në Kosovë, të gjitha përpara zgjedhjeve që priten në muajt e ardhshëm.

“Trazirat, planifikojnë ekstremistët, duhet të përhapen në jug të Serbisë qendrore, në komunat ku jetojnë shqiptarët . Dhe atje, siç zbulojmë, ata janë në proces të përgatitjes për këto veprime. Gjithashtu, organizatorët e protestës kanë ndihmë të madhe nga grupet islamike që veprojnë në Kosovë dhe Metohi” thuhet në këtë tekst.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme