Mediat serbe “alarmojnë” politikanët: Mos e lëshoni liqenin e Gazivodës

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 09:26 | Nga

Mediat serbe i kanë porositur politikanët e tyre që problemi me Trepçën mos të jetë fokusi i tyre i vetëm që duhet rregulluar. Sipas tyre, liqeni i Gazivodës duhet të jetë brenga e radhës për politikën serbe.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjes së liqenit të Gazivodës. Madje nuk ka asnjë dokument që ky liqen është përmendur në mes të dy palëve që nga viti 2011. Situata e Gazivodës mund të marrë kahje si ajo e Trepçës dhe ky përbën rrezik serioz që ne ta humbasim atë” shkruan sot një gazetë serbe.

Edhe ekspertët serbë i kanë dhënë porosi palës serbe që situatën e liqenit të Gazivodës ta diskutojnë në takimin e radhës në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme