Mediat serbe: Taksa, temë e takimit të nesërm të Ekipit Negociator në Bruksel

Beograd | 28 Jan 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ekipi Negociator i Kosovës nesër do të mbajë një raund të ri konsultimesh me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” duke iu referuar burimeve në Bruksel raporton se gjatë takimit të nesërm do të diskutohet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese, si dhe taksa për të cilën thuhet se  “ka një ndikim negativ në kompanitë evropiane”.

“BE po punon paralelisht në çështjen e taksës si dhe  gatishmërinë që sa më parë të vazhdojë  puna në një marrëveshje ligjërisht. Momentumi ekziston, vullneti politik në të dy anët është i rëndësishëm, “i kanë thënë burime  diplomatike evropiane Tanjugut, transmeton Klan Kosova.

Takimin e parë në Bruksel, ekipi negociator i Kosovës i kryesuar nga Fatmir Limaj i Nismës dhe Shpend Ahmeti i PSD-së e realizoi më 8 janar të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme