Mediet po e shkelin etikën, gazetarët po mundohen të dominojnë me lajme të rreme

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 10:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar i Medies dhe Komunikimit (IKMK) në bashkëpunim me WBF-në kanë mbajtur konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Institutit të medies dhe komunikimit në Kosovë, Kaltrina Ajeti, tha se kjo është mundësi e mirë për të shkëmbyer përvojat me gazetarët nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Si pjesë e institutit jam e lumtur që kemi arritur të fitojmë këtë projekt, që në fund të shkëmbejmë përvojat tona bashkë me kolegët tanë në Maqedoni dhe Mal të Zi”, tha Ajeti.

Dafina Beqiri nga Fondi për Ballkanin Perëndimor tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë gazetarët që të kenë bashkëpunim më të madh rajonal.

“Ne si fond jemi themeluar në vitin 2015 nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ne mbështesim projekte rajonale, kam qenë në Shkup dhe kam mësuar se bashkëpunimi rajonal i bashkon njerëzit tani ne jemi në një fazë tjetër, ne jemi duke bashkëpunuar shumë më shumë dhe shohim që njerëzit tani janë shumë bashkëpunues. Ne nuk kemi të dhëna rajonale për shembull për lirinë e medieve, ky është momenti që ju të shkëmbeni përvoja dhe institucioni ynë mund të ju ndihmoj”, tha Beqiri.

Në panelin e parë u diskutua për “Respektimin e etikës gazetareske nga gazetarët në rajon”.

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Gentiana Begolli-Pustina, duke folur për etikën në medie përmendi disa raste kur mediet e kanë shkelur etikën gazetareske.

“Përderisa ne po e mbajmë këtë tryezë dhe korrespondon  me një konferencë në Slloveni me një titull “Thirrja e fundit për gazetari cilësore” dhe kjo na tregon kah po shkojmë, është një luftë e ashpër në mes sensacionales dhe cilësores. Sulmi ndaj një gruaje u bë pikërisht nga raportimi i medieve, ne patëm një mjet në popullatë e shfaqën më mediet kryesisht në portale, u bë ky krim nga ne gazetarët. Kur u sulmua kjo grua u raportua, sulmohet një grua rome, pse do të duhej të ishte e rëndësishme çfarë është gruaja, rome, serbe, shqiptare. Ka qenë edhe një rast i një gruaje që deshi të vetëvritej dhe mediet e ilustruan me ndërtesën ku ajo jeton dhe kjo ka ndikuar te vajza pasi njerëzit tani e dinin se ku ajo jeton”, u shpreh Begolli-Pustina.  

Martin Pushevski, redaktor i lajmeve në Televizionin Publik Maqedonas, tha se lajmet e rreme janë bërë senazion derisa tregoi se dega e Gazetarisë në Universitetin Publik në Maqedoni është gati të mbyllet për shkak të mosinteresimit për të studiuar në këtë drejtim.

“Gazetarët po mundohen të dominojnë me lajmet e rrejshme, p.sh. me Trampin janë munduar të fitojnë para, por jam i bindur që partitë politike janë të interesuara të shpërndajnë lajme të rreme dhe t’i shpërndajnë. Dega e gazetarisë në Maqedoni nuk është mbyllur, por nuk ka interesim nga të rinjtë të studiojnë në atë degë, me aq sa di unë nuk është mbyllur, por është bashkuar me departament tjetër”, u shpreh Pushevski, raporton EO.

Të ngjashme