Mediet serbe: Hungarezët arrestojnë qindra ilegalë, ndër ta edhe kosovarë

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Mbi 900 persona, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë, janë arrestuar gjatë fundjavës në Çongrad, ka bërë të ditur policia e kësaj zhupanie hungareze.

Sipas gazetës serbe “Blic” citon gazetën hungareze “Vajdashag ma”, e cila sipas burimeve të atjeshme policorre shkruan se në mesin e 912 përsonave, të cilët në 117 grupe kanë kaluar kufirin serb-hungarez, ka “plot fëmijë e gra nga Kosova dhe vendet aziatike”.

Në zbulimin e ilegalëve, sipas gazetës hungarezë, kanë ndihmuar edhe rojat civile të qytetarëve nga rajoni i Çongradit, të cilët janë organizuar për të ruajtur pasurinë e tyre.

Të ngjashme