Mediet serbe: ROSU me shkopij e lotsjellës mbi vendësit në Shtërpcë, 20 të lënduar

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Mediet serbe i kanë kushtuar publicitet të madh protestës së vendësve në Shtërpcë kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali.

Ndonjë portal serb e ka botuar me bujë lajmin si “lajmi i fundit” në ballinë me titull bombastik si “Përleshje e serbëve e policisë së Kosovës në Shtërpcë… Policia ka përdorur sprej piperi e shkopinjtë”.

Televizioni shtetëror serb RTS thotë se pjesëtarë të njësisë ROSU të Policisë së Kosovës kanë përdorur shkopij e gaz lotsjellës kundër vendësve të komunës së Shtërpcës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë eskavatorin për ndërtimin e mini-hidrocentralit, i cili është nisur drejt lumit. Rreth njëzet njerëz janë lënduar, ka raportuar korrespodenti i këtij televizioni.

Sipas RTS-së, kryetari i komunës së Shtërpcës Bratoslav Nikolic e ka dënuar ashpër “përdorimin joproporcional të forcës nga ana e ROSU-së”,duke thënë se ‘kjo kurrë më nuk guxon të përsëritet’ dhe se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore’.

Rreth protestës ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyrë (serbe) për Kosovën, duke dënuar ‘dhunën brutale’ të policisë ndaj demonstruesve dhe duke përkujtuat KFOR-in e misionet ndërkombëtare se populli serb në Shtërpcë “është vëçanërisht i lëndueshëm për shkak se për kohë të gjatë gjendet në izolim”.

Më tej kërkohet që serbëve në Kosovë t’u lejohet e drejta për shpehjen publike paqësore të pakënaqësisë dhe të pengojnë aksionet e dhunshme të policisë dhe ‘keqpërdorimin e saj me qëllim të krijimit të atmosferës së gjendjes së jashtëzakonshme në mjediset në të cilat serbët janë shumicë”.

Në kumtesën e transmetuar nga RTS, protestuesve u kërkohet që pakënaqësinë ta shprehin në mënyrë te qetë dhe të mos u hapin shkas “strukturës më ekstreme politike të Prishtinës që ta demonstrojë forcën ndaj popullit tonë”.

Të ngjashme