Mediet transmetojnë përmbajtje joadekuate për fëmijët, evidentohen shkelje ligjore dhe etike

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 11:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së kanë organizuar tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial/Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”, raporton Ekonomia Online.

Violeta Hyseni-Kelmendi anëtare e KPM-së, tha se mediet luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, duke shtuar se ekziston korniza e mirë ligjore që rregullon këtë kategori.

“Për të gjithë ne është me rëndësi të kujdesemi që fëmijët t’i mbrojmë nga përmbajtjet ndryshme. Të gjithë ne shohim se fëmijët e konsumojnë atë që shohin në familje. Mediat luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Legjislacioni aktual obligon mediat që transmetojnë për mbajtje të tilla t’i identifikojnë”.

“Kategoria +14 nuk lejohet t’i shikojnë fëmijët ku ka dhunë dhe përmbajtje pornografike. Pavarësisht një kornize të mirë ligjorë që rregullon përmbajtje ligjore fëmijët përfshihen në shikimin e televizioneve. Meqenëse fëmijët kanë më shumë qasje në informacione mund të shkaktojnë pasoja në jetën e tyre. Ne ndjejmë që konsumuesit e mediave duhet të zhvillojnë mendimin kritik dhe të raportojnë një gjë të tillë”.

Zëvendkryeshefi i KPM Faruk Rexhaj, tha se kanë identifikuar të gjeturat sa i përket monitorimit të televizioneve, duke shtuar se një prej shkeljeve është mosparalajmërimi, duke shtuar se do të vazhdojnë me monitorime të rrepta.

“Në si zyre ekzekutive kemi bërë të gjeturat gjatë kësaj rregullore. Një prej shkeljes është mosparaljmërimi. Qysh nga sot është filluar një monitorim i ri i televizioneve. Sa i përket mbrojtjes së fëmijëve duhet të organizohen më shumë tryeza. 90% e ankesave në KPM vijnë të subjekteve dhe jo nga prindër. Do të vazhdojmë me monitorim të rreptë të kësaj kategorie”.

Muhamet Jahiri, profesor në Departamentin e Gazetarisë tha se trajtimi i temave për fëmijë është i vonuar dhe bëhet shumë pak në këtë drejtim.

Sipas tij, edhe shumë probleme shëndetësore vijnë si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë para televizorit.

“Duke pasur parasysh faktin se kemi ekspansion të mediave dhe fëmije me pjesëmarrje në këto media. Nëse i marrim shembujt e vendeve perëndimore ata i kushtojnë rëndësi të madhe brezit të ri. Sot fëmijët po shndërrohen në shoqëri virtuale dhe jetojnë jetën e tyre përmes personazheve. Mbi 50% e fëmijëve kanë problem me mbipeshë për shkak të aktivitetin fizik dhe se janë pranë përmbajtjeve mediale”.

“Me dekada bëjmë përpjekje dhe i trajtojmë këto fenomene. Prej tri televizioneve asnjëra nuk i dedikohet fëmijëve. Shumicën e emisioneve që i kemi analizuar janë joadekuate për fëmijë. Tentativat e vrasjes ka efekt negativ sepse nxit mësimi për ata që kanë depresion dhe probleme. Krimet e kryera nga të miturit janë jo të pranueshme për moshat që prezantojnë. Këto janë temat që trajtohen në edicione të lajmeve ku prezent janë fëmijët. Trajtimi i këtyre temave është i vonuar dhe bëhet shumë pak në këtë drejtim”.

Remzie Shahini-Hoxhaj, profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë, theksoi se është e rëndësishme të fokusohemi në edukimin e fëmijëve sa i përket përmbajtjes mediale.

“Nuk ka dyshim se njerëzit mësojnë nga mediat dhe fëmijët. Rëndësia për edukimin e tyre është shumë e madhe sesa tek të rriturit. Prandaj është e rëndësishme që fëmijët t’i aftësojmë në mendimin e mëtejmë për informatat që marrim. Në bazë të studimeve në sferën e edukimit medial duhet t’ua shtojmë fëmijëve tanë, se kush e krijon mesazhin”.

“Gjithmonë fëmijët duhet të informohen se kush është autor i informatës dhe pse është krijuar informata. Sot kemi media online që nuk iu dihet as pronari.  Duhet tu tregojmë fëmijëve që lojërat përdorin strategji të ndryshme për të ndikuar në vetëvrasjen e fëmijëve siç është balena blu”.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF, Donjeta Kelmendi, tha se ka raste të shumta të shkeljeve ligjore dhe etike nga mediet, raporton EO.

“Ne kemi një moshë të re të fëmijëve dhe është një fakt që duhet të investohet në edukimin medial sepse ka rëndësi të madhe në edukimin e fëmijëve”.

“Kemi raste që ka shkelje të shumta ligjore dhe etike. Raportimet mbi raste të dhunës dhe ngacmimeve seksuale nuk do të duhej të ishin pjesë e raportimeve për shkak të ndjeshmërisë së rasteve të tilla”.

Të ngjashme