Medieve u kërkohet të kujdesen për mbrojtjen e sinjalizuesve

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 14:07 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka organizuar  tryezë diskutimi, nga e cila janë nxjerrë  rekomandime konkrete për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Medieve të Shkruara me nevoja dhe specifika të medieve të reja dhe atyre online, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se nevojiten shumë ndryshime në ligjet ekzistuese. Ndër të tjera u tha se mediet kanë nxitur gjuhën e urrejtës në disa raste dhe kujdesi që duhet të kenë mediet për trajtimin e sinjalizuesve.

Kryetari kuvendit të KMShK-së, Imer Mushkolaj, tha se zhvillimet teknologjike e shtojnë nevojë për ndryshme në kod të medies dhe ligje.

 “Zhvillimet teknologjike e shtojnë nevojën me pas ndryshime në kod edhe në ligjet tjera ekzistuese që i rregullojnë mediet tjera. Kod ky i cili duhet të respektohet nga mediet”, u shpreh Mushkolaj.

Ndërsa, këshilltari ligjor i KMShK-së, Florent Spahija, tha se është promovuar nxitja e gjuhës së urrejtjes. Sipas tij, mediet nuk duhet t’i publikojnë inicialet e të akuzuarve. Spahija shtoi se trajtimi i sinjalizuesve është të jetë me kujdes.

“Sot jemi para një dileme të madhe nëse edhe videot duhet të jenë pjesë e kontrollit të këshillimit të medieve të shkruara. Nxitja e gjuhës së urrejtjes, nuk e kemi lan vetëm nxitjen, por edhe promovimin sa më shumë me e ngushtuar çështjen e asaj çka është gjuhë e urrejtjes por edhe kush e nxit gjuhën e urrejtjes. Gazetarët dhe reaktorët obligohen të për mos publik te inicialeve të akuzuarve. Kemi edhe Trajtimi i sinjalizuesve sepse Kosova ka një ligj për sinjalizues. Dhe imediat duhet të kenë kujdes si e trajtojnë sinjalizuesin. Tjetër është edhe Konflikti i interesit nuk është kërkuar asgjë më shumë”.

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medies, u shpreh se mospërfillja e gjykatës është shqetësuese. Ajo përmendi rastin e fundit të dhunimit të vajzës nga Drenasi, ku tha se duhet të mbrohen sinjalizuesit.

“Ndryshimi kryesorë nëse një palë pretendon se i është shkelur e drejta ai ose ajo ka mundësi me u ankuar në këshill deri tani videot kanë qenë të pakontrolluara. Me këtë formë është duke u rregulluar. Ndryshimi i dytë ka të bëjë për mospërfillje të gjykatës. Mospërfillja e gjykatës është në rastet kur gjykata jep urdhër dhe gazetari nuk e përfill at urdhër. Rastin e fundit e patëm rastin e vajzës së Drenasit. Elementi i fundit qe po pritet me u bë është me mbrojtjen e sinjalizuesve. Na kemi një ligj të mirë çka duhet me ndodhë është në pak praktik sa i përket mbrojtjes së sinjalizuesve”, tha Kusari.

Të ngjashme