Meha: Të gjobiten lokalet që nuk i respektojnë rregullat, jo të pësojmë i gjithë sektori shkaku i tyre

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Gastronomia sot i ka dorëzuar çelësat tek Qeveria e Kosovës. Kjo lëvizje simbolike është bërë si shenjë proteste nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj masave të ndërmarra ndaj tyre.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Luaras Meha, në Info Magazine ka deklaruar se nuk ishte sektori i gastronomisë ai që ndikoi në rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 dhe kërkoi nga organet përgjegjëse që të ketë mbyllje dhë gjobitje selektive të lokaleve që nuk i respektojnë masat, e jo të përsojë të gjithë.

“Sot jemi munduar që në mënyrë simbolike t’i shpjegojmë institucioneve që jemi në kolaps e sipër. Deri sot kemi pritur edhe kemi qëndruar anash e shikuar se çka po ndodhë, se a është gastronomia burim i infektimit. Por jam i bindur që jo. Këtë e tregojnë faktet se deri para mbylljes së gastronomisë ka pasur numra tjerë të të infektuarve, ndërkaq sot numra tjerë e vazhdojnë të rriten, që d.m.th se masat që janë marr në gastronomi nuk ka pasur ndonjë benefit prej asaj pune. Numrat po shkojnë duke u rritur edhe pse ne e kemi orarin e kufizuar”.

“Numri rekord nuk po vjen prej industrisë sonë se ne jemi të mbyllur faktikisht, ose është kufizuar orari, jemi gjysmë të mbyllur. Jemi duke i përjetuar ditët e nxehta vere dhe gjate ditës nuk ka shumë lëvizje nëpër kafiteri, edhe institucionet janë të përgjysmuara me staf e s’ka lëvizje, pra gastronomia ka rënë”.

“Shumica e lokaleve i janë përmbajtur masave, por kisha pasur kërkesë prej Qeverise që të gjobisin në mënyrë selektive kush i thyen rregullat, e jo me pësu krejt neDuhet me e mendu edhe anën ekonomike sepse kemi me pas probleme të mëdha”.

“Kërkesa jonë është që të zgjatet orari ynë i punës. Është shumë afat i shkurtë që na kanë mbyllur në ora 21:00, ndërsa neve na zbrazen lokalet në ora 20:00 sepse njerëzit s’duan të kenë probleme me polici dhe nisen nëpër shtëpi. Maksimumi neve që na konvenon është të na lejohet puna deri në ora 00:00 të mesnatës”.

“Ne jemi mbyllur, dhe ajo popullatë, ata njerëz që nuk e kanë lirinë e lëvizjes këtu, dalin në Shqipëri, gjë që s’kam asgjë kundër, po dalin atje, bëhen prapë bashkë dhe kthehen këtu. Nuk më duket si masë normale”.

“Le të ketë mbyllje selektive, le të ketë kontrolle. Nëse vet e shoh dikë, unë vet do ta raportoj, por jo me e mbyll komplet sektorin për shkak të një individi të papërgjegjshëm që nuk i respekton masat”.

“Gjatë ditës del dikush veç për zor me krye punë. Pas orës 21:00 ne funksionojmë në verë. Diaspora vjen natën e del aty. Ata sivjet s’po vijnë edhe për shkak te masave, si nga shteti ynë apo edhe nga shteti ku jetojnë. Por edhe në rastet që kanë ardhur, kanë thënë se s’paska asgjë këtu dhe janë kthyer”.

“Kush prej pronarëve ose punëtorëve të gastronomisë janë infektuar? Mundemi t’i numërojmë në gishta. Të gjejmë një rrugë të përbashkët, ta ruajmë shëndetin dhe ekonominë, mos t’i humbim të dyjat”, u shpreh Meha.

Të ngjashme