Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror në fushën e mbrojtjes sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook është deklaruar pak para fillimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

Mehaj ka thënë se bashkëpunimi  Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm.

“Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ai ka pohuar se dy qeveritë shqiptare do të jenë së bashku më të fortë.

“Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në. Së bashku më të fortë”, thotë ai.

Ndryshe, sot në Elbasan do të mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. 

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme