Mehaj: Jam shumë i lumtur që flamuri i Kosovës u ngrit në Kuvajt

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shprehet se është shumë i lumtur që sot për herë të parë flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur në misionin paqësor të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

“Jam shumë i lumtur që sot për herë të parë ngritet Flamuri i Republikës së Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve)” është shprehur Mehaj.

Mehaj thotë se mbesim të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën teksa falënderon Ushtinë e Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët me FSK-në.

“Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën, andaj me këtë rast e falënderojmë Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët.#StrongerTogether 🇽🇰🇺🇸”.

Të ngjashme