Mehaj për pjesëmarrjen e FSK-së në “Defender-Europe 21”: Përgatitje që t’i përgjigjemi çdo lloj krize

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 15:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin ushtarak “Defender-Europe 21”, përgatitë Kosovën që të përballet ndaj çdo lloj krize, raporton Ekonomia Online.

Mehaj ka thënë se ushtrimin  do të zhvillohet prej 17 maj deri 29 maj.

“Është stërvitje më e madhe që zhvillohet në rajon. Është e rëndësishme që Kosova është në mesin e 16 vendeve të kësaj stërvitje. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale. Defender-Europe ka natyrë mbrojtës edhe në rast krizash”.

“Kjo stërvitje ka ndikim të jashtëzakonshëm në mjedisin rajonal dhe përkushtimin ku në mesin e tyre është edhe Kosova. Stërvitja Defender na ofron mundësi që të përgjigjemi në çdo lloj krize. Pjesëmarrja e Kosovës  dëshmon siguri edhe më gjerë. FSK-ja është duke u zhvilluar në një forcë ndërvepruese dhe me forcat aleate fuqizon rrugën për në aderimin në NATO”, u shpreh ai.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant,  Rrahman Ŕama, tha se Kosova do të marrë pjesë me 330 ushtarë, ku do të jetë pjesë e ushtrimeve së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Ne jemi në procesin e tranzicionit dhe bashkëpunimin që kemi me partnerët tanë strategjik. Kemi marrë pjesë edhe në shumë stërvitje dhe operacione që kanë qenë të spozorizuara nga ShBA. Secili shtete të këtij ushtrimi janë mbi 28 mijë ushtarë që marrin pjesë Forca e Sigurisë do të jetë me 330 veta. Objektivat kryesore të këtij ushtrimi janë ngritja e zhvillimit, aftësimi i ekipeve tona. Ne do të jemi pjesë e ushtrimeve në Kroaci dhe Shqipëri. Ushtrimi do të jetë i fokusuar në aeroportin e Gjakovës me 17 deri me 29 maj”.

No description available.

Të ngjashme