Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Skënder Halitit

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e oficerit të lartë, Skënder Halitit.

Ai, në rrjetin social të Facebook, ka shkruar se ai dhe stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-janë të tronditur thellë me vdekjen e Halitit.

“Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi”.

“Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë. Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së bashku, të kemi krenarinë për jetën dhe veprën madhështore të tij në shërbim të Lirisë e Pavarësisë së Kombit dhe Atdheut”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme