Mehmeti: Procedurat e tenderimit po zvarrisin realizimin e projekteve, zgjasin deri në 17 muaj

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 12:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se të gjitha projektet që kanë qenë të parapara për vitin 2020 do të realizohen brenda këtij viti.

Mehmeti theksoi se me miratimin e buxhetit kanë filluar të iniciohen 90% e projekteve.

“Pandemia ka ndikuar në prolongimin e afateve në këtë rast procedurave të tenderimit. Kjo nënkupton që ka qenë vendim i KRPP-së në vitin e kaluar të cilat deri në qershor kanë qenë të ndërprera të gjitha iniciativat sa i përket procedurave të tenderimit”.

“Në muajin mars të viti të kaluar është miratuar buxheti dhe të gjitha projektet e vitit 2020 janë të bartura në vitin 2021. Këtë vit jemi shumë më mirë sepse është miratuar buxheti dhe 90% e projekteve fillojnë të iniciohen procedurat”, shtoi Mehmeti.

Sipas tij, komuna e Prishtinës planifikon që një rrugë të përfundojë brenda 3 muajve, por janë procedurat e te tenderimit që zgjasin 17 muaj.

“Kjo është vetëm çështje e kohës sepse nuk e dimë kur do të përfundojnë procedurat e tenderimit sepse ndodh që të zgjasin 16 muaj”.

“Ne planifikojmë një rrugë të rëndësishme për qarkullim për automjete dhe këmbësor të cilat marrin kohë 17 muaj dhe krijojnë pengesa. Kur fillohen procedurat ai projekt realizohet”.

Të ngjashme