Mehmeti: Remitencat kanë shënuar rritje, diaspora shtyllë për ekonominë

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se kufizimi i lëvizjes së diasporës nga pandemia Covid19 ndikoi në rënien ekonomike të Kosovës.

“Diaspora është me shumë rëndësi për vendin, remitencat edhe pse ka qenë pandemi kanë shënuar rritje në Kosovë, duke arritur në gati 1 miliard euro”, tha ai.

Sipas sektori bankar ka pasur likuidet të mirë dhe kjo ka ardhur si rezultat i veprimeve të BQK-së, që janë marrë pas shfaqjes së pandemisë.

“Sektori financiar është vlerësuar pozitivisht. Edhe raportet e FMN-së, BE-së dhe nga departamenti i shtetit BQK-ja është vlerësuar lartë me masat që i ka marrë”, tha Guvernatori Mehmeti në aktivitetin e organizuar nga organizata Germin dhe Komuna e Vushtrrisë “Invest in Vushtria’.Reklamë

Ai ka ftuar diasporën të investojë në Kosovë.

“Ka shumë mënyra se si diaspora të investojë në Kosovë, i ftojmë bizneset nga diaspora të vizitojnë BQK-në për të diskutuar mundësinë që ka sektori financiar për investime”, tha ai.

Të ngjashme