Memoriali Ibrahim Rugova në Istog përfundon në shtator

Istog | 15 Kor 2020 | 15:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova kanë inspektuar punimet në memorialin “Ibrahim Rugova”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi ka thënë se kjo hapësirë do të ketë shumë funksione.

Sipas saj, në vendlindjen e ish-presidentit do të ndërtohet edhe shtatorja e tij ku do të kenë mundësi që shumë njerëz ta vizitojnë.

Kryetari Rugova tha se kanë nisur punimet sa i përket memorialit”Ibrahim Rugova”, i cili pritet të përfundojë në shtator.

“Është duke u punuar shumë rreth këtij objekti memorial. Këtë hapësirë do ta bëjmë multi-kulturore e trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, ku për dy muaj do ta ketë shtatoren”.

Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që t’i përkrahë sa i përket financimit.

Të ngjashme