Memoriali “Ibrahim Rugova” përfundon sivjet

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 09:00 | Nga
Nënkryetari i Istogut, Lulzim Blakaj, ka thënë se aktualisht ka ngecje në punët e realizimit të projektit “Memoriali Ibrahim Rugova” në Istog, por ka siguruar se nëse sigurohen mjetet që janë paraparë me rishikim të buxhetit, atëherë memoriali “Ibrahim Rugova” do të përfundojë këtë vit. Nga 294.314 euro të MMPH-së të vitit 2016 janë shpenzuar vetëm 40 mijë euro.
Ngecjet në ndërtimin e memorialit “Ibrahim Rugova” në Istog, një projekt që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Istogut dhe i cili ka koston prej 1.2 milion euro, mund të përfundojë deri në fund të këtij viti nëse tejkalohen problemet me buxhetin që ka ndarë MMPH-ja për vitin 2016 në shumën prej 294.314 eurosh, të cilat meqenëse i janë dhënë Komunës së Istogut, janë shpenzuar vetëm 40 mijë euro.

Ngecjet në realizimin e projektit kanë nxitur reagimin e subjekteve politike dhe të qytetarëve të Istogut. Projekti i paraparë të përfundojë në vitin 2017, sipas opozitës në Istog, nuk ka gjasa të përfundojë gjatë këtij viti, pasi që punët janë ndërprerë krejtësisht ndërsa vendi është shndërruar në një deponi mbeturinash.

Në anën tjetër, në Komunën e Istogut kanë thënë se punët momentalisht janë ndërprerë për shkak se me rishikim nuk është arritur që të sigurohen mjetet për vazhdimin e projektit. “

Zëri” ka kontaktuar me nënkryetarin e Istogut, Lulzim Blakaj, i cili ka sqaruar se në fazën e dytë, nga 294.314 euro të MMPH-së të vitit 2016, janë shpenzuar vetëm 40 mijë euro.

“Me rishikim kemi kërkuar që të sigurohen mjetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por për shkak të situatës mjetet nuk janë ndarë me rishikim të buxhetit.

Sigurisht që nëse ato sigurohen me rishikim, atëherë memoriali ‘Ibrahimm Rugova’ në Istog do të përfundojë deri në fund të këtij viti, ashtu siç është parashikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme