Mentor Shala: Dardan, kush ma tmerroi familjen?

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 16:04 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili gjatë ditës e vendosi këtë të fundit si të parin në listën e 12 personave që janë përgjegjës për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Shala ka shtruar një varg pyetjesh ndaj Molliqajt, ku ndër të tjera kërkon sqarim për sulmin me bombë që i ishte bërë në shtëpinë e tij, raporton Ekonomia Online.

Ky është reagimi i plotë i Shalës në Facebook:

Dardan Molliqaj me kishte vendos ne liste te parin si ‘fajtor’ për arrestimin e aktivisteve te tij.
Nuk i komentojë kurrë ato çka thotë ky far Dardani, por këtë herë pasi që fatkeqësisht drejtësia në Kosovë nuk ekziston fare, kërkojë drejtpërdrejt nga ky djaloshi (Dardani) të tregojë kush ma tmerroi familjen, kush m’i traumatizojë fëmijët, a ke dorë personalisht ti djalosh (Dardan) në hedhjen e bombës në shtëpinë time?!!!
Pyetje po bëj dhe pres përgjigje djalosh (Dardan)!
Përndryshe edhe një padi po ta bëj për këtë lojë të fëlliqur e të rrezikshme që je tu e luajt!
E sa për Drejtësinë në Kosovë ishalla na shpëton Zoti i madh!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme