“Mentoring Walk Kosova” mbajti aktivitetin me moton “Fuqizimi i Gruas Ndërmarrëse”

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 11:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Mentoring Walk Kosova” organizoi aktivitetin me moton “Fuqizimi i Gruas Ndërmarrëse”.

Me këtë rast u organizua ecje përgjatë sheshit “Nëna Terezë”. Shumë gra u mblodhën te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe pastaj vazhduan me ecje deri te hoteli “Swiss Diamond”, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e ecjes ishte edhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“The Global Mentoring Walk” është një organizatë ndërkombëtare e cila i fton gratë ndërmarrëse të vendeve të ndryshme të organizojnë ecje me gratë e komunitetit të tyre. Gjatë ecjes, ato diskutojnë për sfidat dhe sukseset e tyre profesionale për krijimin e një marëdhënieje mentorimi.

Ecja e organizuar nga “The Global Mentoring Walk” mbahet në të njëjtën ditë në vende të ndryshme të botës.

“The Global Mentoring Walk” është një mundësi për ta theksuar rëndësinë e udhëheqjes nga gratë dhe për ta përshpejtuar ndikimin e grave ndërmarrëse përmes mentorimit.

Të ngjashme