“Merakli t’kerreve” të hënën dorëzojnë kërkesat në BQK, marrin zotim për realizmin e tyre

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 14:57 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Merakli t’kerreve” të hënën dorëzojnë zyrtarisht kërkesat në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), lidhur me vendimin e kësaj të fundit për rritjen për 26% të sigurimit të vetuar, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, përfaqësuesi i “Merakli t’kerreve” Agan Hajdargjona, ka njoftuar se të hënën do të dërgohen 6 kërkesat e qytetarëve.

Hajdargjona sqaroi se Mehmeti ka premtuar që do t’i shqyrtojë kërkesat pas tri ditësh.

Hajdargjona deklaroi se nëse BQK nuk shqyrton kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta të tjera.

Siç tha ai protestat do të jenë më të ashpra, duke shtuar se do t’i ndalin veturat në rrugë.

“Kërkesat e organizatorëve janë: Pezullimi i vendimit për shtrenjtimin e çmimi për sigurimeve e veturave ose kthimi i vendimit të mëhershëm; shqyrtimi i vendimit të ri me kompanitë sigurimit; qasje në takime dhe diskutime mes BQK dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës”.

“Gjithashtu të ketë takime me neve, zhvillimi i një anketë me qytetarët e Kosovës, marrëveshje sa më të favorshme për xhepin e qytetarëve, vendimin ri të mos merret pa dijen e askujt siç ka ndodhur ky i mëparshmi”.

Sipas Hajdargjonajt, vendimi i ri i BQK-së duhet të jetë transparent për qytetarët.

“Merakli t’kerreve” kanë protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave.

Të enjten guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një konferencë për medie tha se vendimi i tyre është marrë edhe duke respektuar rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kurse, e la të hapur mundësinë që një kompani e huaj të rishikojë çmimet.

Me këtë rritje, për makina me kapacitet prej 1.1 deri në 1.3 kubik, sigurimi nga 100 euro do të kushtojë 127 euro.

Derisa për ato nga 1.9 deri në 2.2 kub nga 184 do të bëhet 233 euro.

Por, më së shumti i bie të paguajnë automjetet me kapacitet mbi 2.7, ku nga 247 do të japin 313 euro për sigurimin fillestar.


LEXONI EDHE:

Të ngjashme