Mergim Lushtaku uron Myftiun Tërnava për vazhdimin e mandatit në krye të BIK-ut

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti, Mergim Lushtaku në një postim në Facebook ka treguar se ka vizituar Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, ku i ka uruar edhe vazhdimin e mandatit në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Postimi i Plotë i Lushtakut:

E falënderova Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e urova atë për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar atij punë të mbarë dhe të suksesshme.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të mirë të qytetarëve të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme