Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, kolona vetëm në Merdare

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Pas festës së Fitër Bajramit, mërgimtarët që kanë qenë në Kosovë për ta kaluar këtë festë me familjarët, kanë nisur të kthehen në shtetet ku jetojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikë kalimet kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në pesë minuta, përveç në Merdare, ku kolonat janë 500 metra.

Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes kësaj pike kufitare, po zgjasin një orë.

Të ngjashme