Meridian Express me aksion pastrimi, Hasanaj u bënë thirrje kompanive tjera t’i bashkohen kësaj nisme

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Stafi i Meridian Express i është bashkuar nismës për të pastruar Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i organizatës Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, ka vizituar Meridianin në Dragodan të Prishtinës ku stafi i tyre janë bërë vullnetarë të pastrimit.

“I bëjmë apel edhe kompanive tjera që të marrin shembullin nga Meridiani sepse ndihma për komunitet duhet të ndodhë”, tha Hasanaj.

Hasanaj njoftoi se gjithë vullnetarët që i janë bashkëngjitë aksionit për pastrim janë ushqyer nga Meridiani.

Menda Zymberi nga Meridiani tha se kjo kompani që nga fillimet ka qenë e angazhuar që të ndihmoj organizatën Let’s Do It Kosova për një Kosovë të pastër.

“Lagjja “Ekrem Rexha” është një pjesë e stafit dhe vullnetarët që i janë bashkuar aksionit për pastrimin e Kosovës, Meridian Express është një partner që iu ka bashkë gjithë kësaj kompanie dhe bashkëpunojmë, e kemi një ditë të ndarë në vjet që ku të kemi Meridian bëjmë pastrimin e lagjes”, tha Zymberi për Ekonomia Online.

Lexo më shumë:

Të ngjashme