Merkel takon dhe ngushëllon familjen Zabërgja

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 23:59 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar sot familjarët e Dijamant Zabërgjës, në Munich, i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet.

Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishin dhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova.

Sulmi u krye nga një 18-vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munich. Ai më pas, e vrau veten.

Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi javën e kaluar janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë. Kurse, Sabina është varrosur në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme