Merovci: RTK1 dhe RTK2 të trajtohen ligjërisht si televizione publike

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 15:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i pavarur i mediave ka ftuar edhe një herë mediat private dhe publike për të diskutuar për draft rregulloren e re të shpërndarjes së shërbimeve mediale audio dhe audio-vizuele.

Në këtë komision është folur edhe për përcaktimin e kuotave të programeve televizive, ku Komisioni i pavarur i mediave theksoi se standardi i lartë ka përjashtuar mbi 10 televizione në Kosovë që nga ky komision janë paraparë të futen si televizione me bartje të obligueshme.

Adnan Mervoci kryetar i këtij komisioni, tha se KPM për hir të gjithëpërfshirëse ka rishqyrtuar rregulloren dhe kanë futur standarde të reja.

“Rregullorja për komunikime komerciale dhe kodi etik i mirësjelljes në media, jan dy rregullore që do t’i qesim në dëgjim publik. Njësit tona për monitorim kanë kryer punën e vet për dy media dhe ky takim jep rezultat se ku jemi dhe cilat televizione e plotësojnë këtë standard ekonomik.

“Komisioni i Pavarur për Media ka vendosur që draftin me rregullore të vendos rregulla të reja për të qenë sa me transparent. Në draft rregulloren kemi paraparë që RTK1 dhe RTK2 të trajtohen edhe ligjërisht si televizione publike, por ende nuk është zgjidh çështja programore, ndërsa shërbimin medial e kemi standardizuar me digjitalizim dhe kryesorja është çështja e monitorimit”, ka thënë Merovci.

Të ngjashme