Mes mesazheve për Krishtlindje, që të tejkalohet ngërçi politik në Kosovë

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 00:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, me mesazhe për dashuri e paqe mes njerëzve; por edhe me porosi që të tejkalohet ngërçi politik në Kosovë.

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë duke iu thënë se pendesa për gabimet bën që mëshira e Zotit të derdhet mbi njerëzit dhe të marrin falje.

“Faleminderit që keni ardhur të festoni bashkë me mua në këtë festë kaq të madhe. Në këtë natë të shenjtë që po festojmë e falënderoj Zotin që të ketë dashuri dhe t’ia dhurojë atë të gjithë njerëzve të mirë”.

“Vërtet këtë ditë e ka paraprirë një varg ngjarjesh dhe përjetimesh gjatë dhjetorit që ne e quajmë kohë e ardhjes dhe e përgatitje së festës së lindjes së Jezu Krishtit. E kemi përjetuar një atmosferë fetsive për t’u përgatitur brenda nesh që të përjetojmë kënaqësinë e Zotit”.

“Kemi parë se si janë zbukurar qytetet apo si i kemi përgatitur shtëpitë tona apo në shumë mënyra tjera kemi përgatitetur për festë të mëdha. Duke e ditë që pas kësaj feste vjen Viti i Ri jo pak njerëz na janë bashkuar neve. Kjo është dimensioni njerëzor, por edhe pse krijohet atmosferë e mirë kjo nuk mund të zgjasë shumë sepse dimensioni nerëzor është i përkohshëm”.

Ipeshkvi Gjergji tha se kjo atmosferë festive e fundit është momentale dhe besimtarët katolikë duhet foksuar që të kenë paqe të përhershme në shpiritin e tij.

“Kjo atmosferë mund të zgjasë deri te Viti i Ri pastaj fillin e venitet gjithçka. Këngët nuk i dëgjojmë më, sheshet dhe tregjet e Krishtlinndjes mbyllen. Ne duhet t’iu kthehemi detyrave që i kemi. Edhe në media haresë e këngës iu zë vend lajmi për mospajtime politike, humbja e jetës në aksidente, vrasjet apo vetëvrasjet e pakuptima”.

“Derisa e shpjegova dimensionin njerëzor të festës, t’i kthehmi dimensionit mesianik të kremtimit të kërshendellave, në përmasat shpirtërore që ne i përjetojmë çdo ditë. Për besimtarin Kërshëndellat janë festë e gëzim i madh, për dashurinë që hyu e ka dhuruar në të. Kur hyu përmes Jezusit i oforhej botës dhe njeriut”.

“Si mund të mos jemi të gatshëm që ta lëshojmë fatin tonë në dorën e Zotit? Të përpiqemi të përjetojmë këtë gëzim që buron prej engjëjve, këtë moment vëllazërimi, paqe, dashurie, nderi dhe lavdie që bashkë t’i kthejmë Zotit si përgjigje ndaj dashurisë së tij”.

“T’i hapim zemrën që të marrim bekimet që na vijnë prej qiellit. Nuk kemi urdhërrëfyes më të mirë se Krishti që na ndihmon për të kapërcyer marrëveshjet. Ai është mësuesi jetës. Ne nuk e jetojmë jetën ashtu si vjen, nuk jemi të paditur në të jetuarin tonë. Ne jetën e kemi të përcaktuar ku jeta jonë na shpie tek i afërmi,te kryqi dhe të shpëtimi i të ringjallurit. Nganjëherë nuk arrijmë që të jemi të fortë dhe t’i përgjajmë në tërësi Krishtit sepse ai është i butë i mëshirshëm dhe na fal mëkatet tona. Na i fal mëkatet duke i shpërblyer me gjakun e tij në kryq si shpagim për fajet tona. Me Krishtin ne kemi gjetur edhe pajtmin me Atin tonë”.

“Kjo e bën të natyrshme lumturinë që e proklamojmë këto ditë. Jo si gëzim i momentit por si gjendje e përhershme i njeriut që e vë veten. Lavdi hyut në më të lartin qiell”.

Ipeshkvi Gjergji në meshën e Krishtlindjes nuk la pa dërguar edhe mesazhe politike dhe pa i kujtuar edhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

“Po të ishim gjithmonë në rrugën e Zotit tonë edhe shoqëria do të ishte më e mirë. Në mesin tonë nuk do të kishte më të afërt që do ta kalonin këtë natë të ftohtë dhjetori pa strehë. Nuk do të kishte grindje mes atyre që bartin përgjegjësi publike, nuk do të shihnim se si rrezikohej fati i popullit duke e zvarritur dialogun por do t’i kishim institucionet e shtetit për një jetë më të mirë të njerëzve duke punuar së bashku për pajtimin e popujve”.

“Nuk mund të mos kujtojmë të gjithë ata që iu ndërpre jeta nga tërmeti në Shqipëri. Ato lot të fëmijëve, burrave dhe grave dhe të gjithë ato famile të mbetura pa strehë edhe në këtë natë të madhe të lindjes së Krishtit”.

“Është e dhimbshme që gjithandej ku jetojnë shqiptarëtndihet një mosbesim për të ardhmen më të mirë. Nuk mungojnë edhe ata që duan të na çojnë te fati që e kanë përcaktuar vetë”.

Gjergji kritikoi edhe vendet europiane duke thënë se “në vend që të na ndihmojnë që të nxjerrim identitetin europian ata na konsiderojnë ndryshe nga ata”.

Mesha e Krishtlindjes mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Mesha kryesore e Krishtlindjes për Kosovë ka nisur në mesnatë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Para fillimit të liturgjisë është mbajtur koncerti i përvitshëm nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës.

Mesha udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Krahas besimtarëve katolikë, të pranishëm janë dhe personalitete të jetës politike dhe kulturore në Kosovë.

Të ngjashme